Prokuroria së bashku me Njësinë Speciale të Policisë së Kosovës ka nisur një aksion në disa komuna të Kosovës
Aktualisht ata gjenden edhe në komunën e Klinës.
Zyrtarja për Informim e kësaj komune Samije Gjergjaj ka konfirmuar për Express, se ky aksion është duke u zhvilluar vetëm në Drejtorinë e Urbanizmit.
“Është duke u zhvilluar aksioni. Ata janë ende aty. Për momentin ata ende janë në Drejtorinë e Urbanizimit. Vetëm në atë drejtori është duke u zhvilluar aksioni. Nuk kemi më shumë informacione lidhur me këtë çështje”.
Në ndërkohë, aksioni është duke u zhvilluar edhe në komunë e Istogut dhe atë të Pejës.
Këtë e ka konfirmuar për Express nënkryetari i komunës së Istogut, Agim Ademaj.
Ai ka thënë se njësia speciale ka hyrë në këtë komunë rreth orës 10:00 dhe se për këtë i kanë informuar paraprakisht.
Ademaj i pyetur se nëse ky aksion po bëhet për shkak të ndonjë keqpërdorimi, është shprehur se nuk ka informacione dhe se policia po kryen punët e saja.
“Po njësia speciale është në komunë dhe është duke i kryer punët e veta. Ata kanë hyrë në komunë rreth orës 10:00. Neve na kanë informuar mëherët për këtë”, ka deklaruar ai.
Njësia speciale e policisë raportohet se po kryen aksione edhe në komunat tjera.
Express do të ju mbajë të informuar për aksionet që po zhvillohen.