8 474 shqiptarë kanë marrë miratim të aplikacioneve të tyre për origjinë bullgare që nga fillimi i vitit 2015 deri më 7 korrik 2021. Shqiptarët janë në vendin e pestë midis të huajve me rrënja të njohura bullgare. Përpara tyre janë vetëm Maqedonia e Veriut, Ukraina, Moldavia dhe Serbia, sipas Agjencisë Shtetërore për Bullgarët Jashtë. Refuzimet janë 650. Më shumë se 2/3 prej tyre janë nga viti 2015.
Rekordi i numrit të aplikacioneve të miratuara është në vitin 2016 – 2057. Të njëjtin vit refuzimet janë 73. Për shkak të procedurës së ngadaltë disa nga ata të cilët kanë marrë certifikatën e tyre të origjinës bullgare ende nuk e kanë përdorur për të marrë shtetësinë.
Maqedonasit me aplikime për origjinë bullgare të miratuara nga Agjencia gjatë periudhës së njëjtë janë 41 855, aplikacionet e miratuara të serbëve janë 8 688, të ukrainasve – 16 018 dhe të moldavianëve – 9 098./Radio Bulgaria