“Me përkrahjen tuaj, ne do t’i kundërshtojmë fuqishëm ata që destabilizojnë rajonin”/ Presidentja falënderon Bidenin e Merkelin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka falenderuar presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden dhe kancelaren Angela Merkel për mesazhin e tyre të përbashkët përkrahës që Ballkani Perëndimor të integrohet në Bashkimin Evropian.

E para e vendit në Twitter ka shkruar që me përkrahjen e ShBA-së dhe Gjermanisë mund të kundërshtohen fuqishëm ata që provojnë ta destabilizojnë rajonin.

“Faleminderit presidentit të ShBA-së, Joe Biden dhe kancelares Merkel për dërgimin e mesazhit të qartë të mbështetjes për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE në deklaratën e tyre të përbashkët.

Me përkrahjen tuaj, ne do t’i kundërshtojmë fuqishmë ata që përpiqen ta destabilizojnë rajonin tonë.”, tha presidentja Vjosa Osmani.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme