Gjinekologu Dashamir Demiri dhe mjeku anestezist Kostandin Hido,punonjës në maternitetin e Gjirokastrës, janë pezulluar nga detyra dhe janë ndaluar të ikin jashtë vendit me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, pasi akuzohen si neglizhuan trajtimin e gruaje 20-vjeçare pas lindjes, e cila ndërroi jetë. E ndjera quhet Kristiana Muxhai dhe vdekja e saj ndodhi pak orë lindjes së djalit të saj, fëmijës së parë.
Vendimit penal i Gjykatës së Shkallës së Parë, Gjirokastër jep masën e sigurimit “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullimin e ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, për shtetasit Dashamir Demiri dhe Kostandin Hido, në Gjirokastër, me arsim të lartë, me profesion mjek obstetër-gjinekolog pranë maternitetit ”Dhimitër Çuçi”, dhe mjek anestezist-reanimator pranë sipas rajonal “Omer Nishani”, Gjirokastër, si të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Neglizhencë në trajtimin mjekësor”.”
Kristiana Muxhai vdiq nëntorin e kaluar pak orë pasi solli në jetë fëmijën e saj.
© SYRI.net