Matoshi: Deshëm t’ia bënim dhuratë fustanin vajzës së Kurtit, por s’e pranuan

Menaxheria e Atelesë Teuta&Lirika Matoshi, Sanije Matoshi, ka reaguar në emër të tyre për veshjen që bashkëshortja dhe vajza e kryeministrit Albin Kurti patën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit, në Cannes të Francës.

Ajo ka thënë se fustanet janë marrë huazim vetëm për këtë event derisa vetë kreatorja Lirika Matoshi ka dashur t’ia dhurojë fustanin vajzës së vogël të Kurtit, por se familja ka refuzuar, njofton Klan Kosova.

“Fustanet janë marre ne huazim vetëm për ketë event, ashtu siç veprojnë te gjithë artistet dhe personalitetet e tjera. Ndërsa sa i përket fustanit që kishte veshur vajza e kryeministrit e që në faqen online të kësaj ateleje ka çmimin 490 euro, dizejnatorja Lirika ia ka punuar personalisht si dhuratë, por familja Kurti nuk ka pranuar dhe e kanë marrë vetëm si huazim”.

Sipas Sanije Matoshi veshja e gruas dhe vajzës së Kurtit u bë për të përçuar një mesazh.

“Dua t’ju siguroj që ne i kemi veshur ato që të përcjellim një mesazh dhe që nëpërmjet kreacioneve tona ta prezantojnë Kosovën sa me dinjitetshem në ketë event”, tha ajo.

Për raportimet se gruaja dhe vajza e kryeministrit veshën fustane të shtrenjta në Cannes foli edhe zëdhënësja e Qeverisë, Rozafa Kelmendi, e cila po ashtu kishte thënë se fustanet ishin huazim me qëllim promovimin e punës së kreatorëve kosovare.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme