WhatsApp po teston një opsion të ri që do t’ju mundësojë përdoruesve për herë të pare, të dërgojnë mesazhe pa përdorur telefonin e tyre.
Si fillim ky opsion do të dalë si një test për “grup të vogël përdoruesish”, ndërsa ekipi planifikon të përmirësojë performancën dhe të shtojë disa teknikalitete, para se ta mundësojë atë për të gjithë.
“Enkriptimi nga fundi në fund – një pikë kyçe për sigurinë e WhatsApp do të funksionojë ende nën këtë sistem të ri”, tha për BBC një përfaqësues i kompanisë.