Vulin thotë se nuk i njeh ligjet e Kosovës

Ministri serb për Punë Aleksandar Vulin ka reaguar ndaj aktgjykimit që e ka shpallë kundër tij Gjykata Themelore e Mitrovicës, transmeton Koha.net.

Ai, siç njofton tanjug, ka thënë se gjatë punës së tij në Kosovë, disa herë ka pasur përpjekje për arrestimin e tij, ndonjëherë është ndaluar e ç’ndaluar, por ka thënë ai, “Prishtina kurrë nuk ia ka dalë ta ndërpresë lidhjen e tij me serbët që jetojnë në Kosovë” .
Vulin, i cili shpesh herë ka provokuar në Kosovë, ka thënë se “nuk e njoh Kosovën shtet, prandaj nuk kam pasur si të bëj vepër penale për kalim kufiri pasi nuk ekziston shteti që mund të ketë kufij”.

“Jam njoftuar me informatën se të ashtuquajturat autoritete të Prishtinës më kanë dënuar për gjoja kalim ilegal të kufirit. Nuk i njoh ligjet e tyre, nuk më bie ndër mend të sillem në përputhje me vendimet e atij gjyqi”, citon tanjug të ketë thënë Vulin.
Gjykata Themelore e Mitrovicës e ka dënuar për vepër penale Vulinin dhe ka urdhëruar arrestimin e tij nëse kalon nëpër kufijtë e Kosovës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme