Kurban Bajrami: Historia dhe me çfarë ka të bëjë festa e flijimit

Në muajin e fundit të kalendarit hënor islamik, myslimanët në të gjithë botën festojnë Kurban Bajramin.

Nëse nuk jeni të njohur me ngjarjen, ose thjesht doni të dini më shumë, ne ua sjellim një udhëzues të dobishëm.

Çfarë është Kurban Bajrami?

Bajrami (arabisht për fjalët “festë” ose “festival”) është një rast i festuar nga myslimanët gjatë ngjarjeve të rëndësishme. Kurban Bajrami, i njohur gjithashtu si Festa e Flijimit, zhvillohet në muajin e 12-të të kalendarit hënor Islam.

Kurban Bajrami shënon ditën e fundit të pelegrinazhit të shenjtë mysliman vjetor të quajtur Haxh, ku miliona myslimanë drejtohen në vendin e shenjtë Islamik të Mekës. Sidoqoftë, për shkak të pandemisë së coronavirusit, rituali është kufizuar vetëm për banorët e Arabisë Saudite .

Cila është historia prapa Kurban Bajramit?

Kremtimi shënon sprovën me të cilën u përball Profeti Abraham kur iu tha të flijonte djalin e tij, Ismailin. Është e ngjashme me historitë e besimit krishter dhe hebraik, të cilat besojnë se Abrahami ishte ngarkuar të sakrifikonte djalin e tij tjetër, Isakun. Urdhri u dërgua për të provuar bindjen dhe nënshtrimin e tij ndaj vullnetit të Zotit.

Sipas mësimit islam, Zoti e zëvendësoi Ismailin me një dele para se të ndodhte ngjarja. Për të përkujtuar këtë ndërhyrje, myslimanët do të thernin dele dhe bagëti të tjera të cilat do të ndaheshin midis familjes, miqve dhe atyre më kushte më të vështira.

Si festohet Kurban Bajrami?

Pandemia ka parandaluar që myslimanët jashtë Arabisë Saudite të marrin pjesë në pelegrinazh, por kjo nuk do të thotë që ata nuk mund të festojnë Kurban Bajramin.

Myslimanët ende mund të festojnë Bajramin me familjet e tyre dhe të kryejnë bamirësi të tilla si dhurimi i ushqimit dhe gjërave të domosdoshme për ata në nevojë. /Telegrafi/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme