Lista Serbe ka ngrirë përsëri pjesëmarrjen në institucionet e Kosovës, pas ditë pasi disa nga deputetët e saj ishin kthyer në Kuvend e Qeveri.
Lista Serbe njoftoi sot me anë të një komunikate se përfaqësuesit e saj ngrijnë pjesëmarrjen në Kuvendin dhe Qeverinë e Kosovës.
Vendimi i Listës Serbe ndodhi disa ditë pasi ata u takuan me zyrtarë të Qeverisë së Serbisë.
Në komunikatën që e ka nënshkruar shefi i grupit parlamentar të Listës Serbe Slavko Simiq bëhet e ditur se Mirjana Jevtiq do ta lëshojë pozitën e ministres së Administrimit të Pushtetit Lokal, transmeton RTV “Puls”.
“Aleksandar Vuçiq është kryetar i të vetmes qeveri tonës dhe autoriteti i tij si për ne, po ashtu edhe për të gjithë serbët në Kosovë është i padiskutueshëm. Kështu që ne deputetët e Listës Serbe në institucionet e përkohshme të vetëqeverisjes njoftojmë që do të zbatojmë të gjitha vendimet e Vuçiqit dhe do të ngrijmë pjesëmarrjen në punën e Kuvendit dhe Qeverisë,” transmeton “Puls”.
Komunikata tregon se ministrja MIrjana Jevtiq do ta lëshojë pozitën e ministres së Administrimit të Pushtetit lokal, “pasi ajo si serbe e Kosovës respekton autoritetin dhe kërkesën e Keryeministrit Vuçiq”.
Kryeministri Mustafa më 16 dhjetor shkarkoi ministrin e Adminissttrimit të Pushtetit Lokal më 16 dhjetor dhe në vend të saj emëroi Mirjana Jevtiqin.