Ekspertja gjermane: Vendet e Ballkanit Perëndimor s’janë të përgatitura për të hyrë në BE

Por, ekspertja e politikës gjermane për Ballkanin Perëndimor, Adelheid Feilcke shprehet në emisionin “Balkan Talks” se përgjegjësia kryesore qëndron te mos përmbushja e detyrimeve nga vendet kandidate.

“Nëse do ishte arritur më shumë në njohjen reciproke, në përmirësimin e aspektit të korrupsionit, në përmirësimin e të drejtave të njeriut dhe në aspektin e lirisë së shtypit do ishte më i lehtë integrimi në Bashkimin Evropian”, tha Feilcke.

Ajo thekson se përderisa vendet e Ballkanit Përëndimor nuk kanë rregulluar marrëdhëniet me njëri–tjetrin, s’janë të përgatitura për t’u anëtarësuar në BE.

Znj. Feilcke ndalet te fakti që Kosova edhe pse ka përmbushur të gjitha kushtet nuk ka arritur ende liberalizimin e vizave dhe kjo sipas saj është një problem i rëndë. Për të Kosova mbetet peng i principit të unanimitetit që ka Bashkimi Evropian, ku vota e çdo shteti vendos për liberalizimin e vizave me Kosovën.

“Ky patjetër është një problem i rëndë dhe Gjermania është shprehur qartë për liberalizimin e vizave për Kosovën. Por për fat të keq BE funksionon nëpërmjet procesit të unanimitetit dhe duhet që të gjitha shtetet të votojnë në favor të këtij procesi,” tha drejtorja e programeve për Evropën në DW.

Znj. Feilcke u shpreh optimiste në zgjidhjen e problemit mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut përmes bisedimeve që do zhvillojë Brukseli me Bullgarinë.

“Unë jam e bindur që ka shumë biseda, konsultime bilaterale dhe përpjekje të mëdha në strukturat e BE -së, për ta bindur Bullgarinë të kapërcej problemin me RMV-në”,- theksoi ajo.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme