Obama: Sulmet e dyshuara kibernetike ruse nuk i ndryshojnë raportet

Presidenti amerikan, Barack Obama, thotë se sulmet e dyshuara kibernetike ruse kundër kompjuterëve të Partisë Demokratike, nëse konfirmohen, nuk do t’i ndryshojnë në mënyrë dramatike raportet tashmë të trazuara ndërmjet dy vendeve.

Këto komente u bënë mbrëmë vonë, derisa agjencia amerikane, FBI, po zhvillon hetime lidhur me sulmin e hakerëve, që ka ndodhur në muajin qershor.

Mijëra emaila të brendshëm të Komitetit të Partisë Demokratike, më vonë kanë rrjedhur publikisht, duke e shqetësuar këtë parti në fillim të konventës për nominimin e Hillary Clintonit, për kandidate presidenciale.

Clinton për këtë sulm e ka fajësuar Rusinë, transmeton Rel, por Kremlini e ka hedhur poshtë çfarëdo involvimi.

Duke folur në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Obama, tha se “Shtetet e Bashkuara tashmë kanë shumë dallime me Rusinë për disa çështje” dhe shtoi se “ne kemi qenë në gjendje të mbetemi të fokusuar në ato fusha ku ne ende kemi interesa të përbashkëta”.

“Nëse në fakt, Rusia ishte angazhuar në këtë aktivitet, është vetëm njëra në listën e gjatë të çështjeve për të cilat unë dhe zoti Putin bisedojmë dhe unë kam problem real me ato”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme