Shaban Jashari, ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Katar ka ofenduar rëndë arabët duke e përzier edhe Zotin në këtë mes, transmeton Almakos.
Ai në rrjetin social në Fejsbuk, ka përmendur mënyrat e krijimit të shiut artificial duke i vënë dilema njerëzve për Zotin, duke e theksuar këtë gjë, si dhe nëpër komente ka vazhduar me ofendimin e arabëve.
Ai i ka sugjeruar arabëve që të bëhen si perëndimorët, të punojnë, e të mos rrinë kot duke bërë sefa me rob e robnesha:
“ Sehat e Ibro, ishalla ktyne s’ua pi sorra ment e s’qesin shum shi se pastaj, AI nalt ua ndal gazin e naftën e pastaj u duhet mu ba si perendimort: me u çu me sabah e me dal npunë, kshtu siç jan u knaçëm tuj bo sefa me rob e robnesha!”, shkruan Shaban Jashari, ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Katar.