Një shtëpi është përfshirë nga flakët mbrëmë rreth orës 21:12 në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Gjakovë. Si pasojë e zjarrit janë lënduar katër familjarë që jetonin në këtë shtëpi si dhe dy zjarrfikës.
Policia njofton se zjarri kishte marrë përmasa të mëdha dhe rrezikonte edhe shtëpitë tjera përreth.
“Policia në vendin e ngjarjes ua ka dhënë ndihmën personave të lënduar, njëkohësisht ka bërë evakuimin e banorëve të shtëpive përreth”.
“Njëri nga personat e lënduar për shkak të shkallës së lartë të djegies është transferuar në QKUK, ndërsa të lënduarit tjerë kanë pësuar lëndime sipërfaqësore dhe janë trajtuar në emergjencën e spitalit rajonal ‘Isa Grezda’ në Gjakovë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Dyshohet se deri tek zjarri erdhi nga shpërthimi i një bombole të gazit.