Aldo Gjini është autori i plagosjes në mbrëmjen e sotme në rrugën “Todi Shkurti”.
Ai është shpallur në kërkim dhe policia ka ngritur postblloqe për të bërë të mundur arrestimin e tij.
Mësohet se dy të rinjtë që u plagosën, Altin Gjoka, 32 vjeç, dhe Jetmir Marashi, 28 vjeç, ka qenë duke pirë kafe në një lokal pranë pallateve Grand, kur janë konfliktuar me autorin e ngjarjes.
Dy të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën. Sipas informacioneve nga trauma mësohet se ata plaget i kanë marrë në gjoks. Njëri prej të tyre ka plagë tejshpuese, por fatmirsisht nuk ka prekur asnjë organ jetësor, duke shpëtuar mrekullisht, ndërsa i plagosuri tjetër ka pësuar shëmbje dhe mund ti nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, por sipas mjekëve rrezikun e ka kaluar.
Dy personat e plagosur rezultojnë pa precedentë dhe janë banorë të lagjes. Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli dhe po punon intensivisht per kapjen e autorit, i cili është identifikuar si Aldo Gjini.