Fidan Hajdari i cili arriti të shpëtoi i gjallë nga aksidenti tragjik në Kroaci ka treguar tmerrin që përjetuan derisa autobusi po përplasej.
Hajdari ka thënë se në momentin kur ndodhi aksidenti kishte qenë në gjumë dhe se gjithçka kishte ndodhur shumë shpejt.
‘Vetëm kam udhëtuar, nuk e kam pasur askënd të familjes. Ne qe ishim ne katin e dyte te autobusit shpetuam, por ata qe ishin poshte … ishte masaker. Aksidenti ka ndodhur në 6 në mëngjes, shumica kemi qenë në gjumë, ka ndodhur një aksident shumë i shpejtë. Arsyet e aksidentit është mirë me i dhënë policia, unë për vete kam qenë në gjumë nuk mund të supozojë’, ka thënë Hajdari.
‘Më ka dalë gjumi, e kam pa që jemi duke u përplasur, por se kemi pritur që ka me qenë kaq tragjik. Fati që kemi shpëtuar shumica, fati i keq është që 10 prej neve nuk ia kanë dalë. Autoritetet kroate i kisha falenderuar kanë bërë një punë shumë të mirë’, tha Hajdari për mediumin kroat sbplus.hr.
‘Kam qenë në pjesën e mesme të autobusit në katin e sipërm. Po, shumicën prej tyre i kemi largu vetë trupat… E kam lajmëruar familjen, janë informuar edhe prej mediave’, shtoi ai.