Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti është duke mbajtur konferencën përmbyllëse për vitin 2016.
Në këtë konferencë janë duke u prezentuar të arriturat e komunës gjatë këtij viti. Ahmeti ka njoftuar se sot do të arrijnë autobusët e parë në prishtinë.
“Sot vjen kontingjenti i parë i autobusëve, nëse nuk ka vonesa në doganë”, ka thënë Ahmeti. 15 autobusë do të jenë në funksion të qytetarëve që nga muaji janar.