Flet vëllai i shoferit që humbi jetën në Kroaci: Më këtë punë e ka mbajtur familjen

Dhjetë persona kanë vdekur dhe mbi 40 të tjerë janë plagosur të dielën, pas daljes nga rruga të një autobusi me targa të Kosovës, në autostradën afër Sllavonski Brodit në Kroaci.

Vëllai i vogël i shoferit që ka humbur jetën në këtë aksident, Ilir Sylmetaj, thotë se rreth orës 8:30 janë njoftuar nga agjencioni ku ka punuar së vëllai i tij nuk i ka mbijetuar aksidentit.
“Sot në mëngjes para orës 6:00 kemi kontaktuar me vëllai dhe na ka njoftuar se kanë arritur shëndoshë e mirë në Austri”, ka treguar për RTV Dukagjinin, Ilir Sylmetaj.

“Gjatë ditës kemi bërë apel te mediat që të mos japin informacione të pasakta në lidhje me këtë tragjedi. Vëllai ka vozitur maksimumi katër deri në gjashtë orë. Në momentin e aksidentit vëllai ka qenë në pushim [derisa autobusi është drejtuar nga shoferi tjetër]. Agjencioni na ka njoftuar se vëllai ka qenë në pushimore në momentin e aksidentit dhe për atë arsye ka mbetur i vdekur në vend”, ka deklaruar Ilir Sylmetaj, përcjell Telegrafi.

Sylmetaj lutet që tragjedi të tilla të mos ketë më në të ardhmen.

Ai thotë se vëllai, Naser Sylmetaj, këtë punë e ka bërë prej një viti.

“Të vetmen punë e ka pasur këtë. Më këtë punë e ka mbajtur familjen”, ka deklaruar vëllai i tashmë të ndjerit Naser Sylmetaj.

Ndërkohë, zëvendës-Prokurori i Shtetit Komunal në Kroaci, Sllavko Pranjiq, ka thënë se është arrestuar shoferi i autobusit, që ka dalë nga rruga, në orët e hershme të mëngjesit të së dielës në Sllavonski Brod.
“Shoferi është arrestuar nën dyshimin për drejtim të automjetit në mënyrë jo të duhur. Shkaqet e daljes nga rruga të autobusit do të përcaktohen kur të merren provat, ka thënë Pranjiq.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme