Prizren, 3 gusht – Anëtarët e Kuvendit Komunal të Prizrenit kanë miratuar vendimin për lejimin e shpalljes së konkursit publik për dhënien në shfrytëzim të Parkut të Qytetit, shkruan sot Koha Ditore.
Por në mbledhjen e fundit të organit më të lartë vendimmarrës ata kishin theksuar se gjendja në këtë hapësirë publike është e mjerë dhe se duhen hartuar kritere strikte të kontratës për dhënien në shfrytëzim, në mënyrë që Parku… të mirëmbahet sipas standardeve të mira.
Ndërkohë diskutabile ka qenë edhe periudha kohore e dhënies në shfrytëzim të Parkut. Por, pas debatit është vendosur të jetë për 15 vjet.
Banorët e Prizrenit që e frekuentojnë Parkun shpesh herë janë ankuar për nivel të ulët të mirëmbajtjes së kësaj hapësire./Koha.net