Bashkim Hyseni, kryetar i Gjykata Themelore Ferizaj, në konferencën e fundvitit ka thënë se statistikat tregojnë për një progres në zgjidhjen e lëndëve nga ky institucion, sidomos në ato penale.
“Katër lendë i kemi të terrorizmit, 3 të përfunduara dhe janë shqiptuar 47 vjet e 7 muaj burgim për këto vepra penale, që është një prioritet i yni”, ka thënë Hyseni.
Ai ka treguar se 35 lëndë të korrupsionit po ashtu janë përfunduar këtë vit. Përkthyer në përqindje, sipas tij, i bie që Ose 95% sepse të papërfunduar janë vetëm 7 lëndë.