Ish –kuletë mbajtësit e Kosovës takohen me ministrin e Financave

Me rastin e përmbylljes së vitit fiskal 2016, Ministri Finacave Ahdullah Hoti ka ftuar në takim të gjithë ish ministrat e financave të Republikës së Kosovës, Ali Sadriu, Haki Shatri, Ahmet Shala, Bedri Hamza dhe Besim Beqaj, njofton kumtesa ministrore.

Gjatë takimit ministrat e financave të Kosovës falënderuan ministrin Hoti për ftesën dhe u dakorduan se këto takime duhet të vazhdojnë edhe në të ardhmen në mënyre që të krijohet një traditë institucionale.

Ndërsa Ministri Hoti duke shprehur mirënjohjen për punën që kanë bërë ministrat në ngritjen dhe zhvillimin e Ministrisë së Financave tha se jam shumë i nderuar që ministrat e financave pranuan ftesën time për tu takuar dhe shpresoj se tash e tutje, këto takime do të jenë tradicionale dhe do të zhvillohen për çdo fund të vitit fiskal.

Përveç kësaj ministri Hoti tha se do propozoj edhe formimin e Këshillit të Ministrave të Financave, si një forum joformal ku do të shkëmbehen përvojat dhe idetë për të ardhmen dhe besoj se me këto takime do të krijojmë vazhdimësinë dhe kohezionin institucional në Kosovë si dhe do mundohem të avancoj me tutje standardet në Ministrinë e Financave, së bashku me stafin shumë të përkushtuar dhe profesional që ka Ministria.

Në takimin e ministrave të financave nuk morën pjesë mimistrat Shatri dhe Beqaj sepse nuk ishin në Kosovë edhe pse pranuan ftesën.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme