Kosova reagon kundër samitit. Kurti: Nuk jemi ftuar. Iniciativa e Novi Sad është pa vizion

Qeveria e Kosovës reagoi ndaj samitit të liderëve të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë në Shkup, e në deklaratën e saj, pakënaqësia lexohej qartë. Kryeministri Albin Kurti nuk mori pjesë në Forumit Ekonomik për Bashkëpunim Rajonal.

Në shpjegimin që i dha Radio Europa e Lirë, zyra e shtypit e ekzekutivit kosovar theksonte se “ iniciativa e Novi Sadit nuk e ka miratimin tonë dhe per rrjedhojë, nuk kemi pasur zyrtarisht ftesë për pjesëmarrje në takim. Për ne, i ashtuquajturi ‘mini-Shengen’ është nje nismë pa vizion për rajonin. Ne kemi propozuar avancimin e bashkëpunimit rajonal nga CEFTA në SEFTA, sipas modelit të EFTA-EEA, nga e cila do të përfitonin njëkohësisht të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor”, theksohet aty.

Kryeministri shqiptar Edi Rama, ai maqedonas Zoran Zaev dhe presidenti serb Aleksandar Vucic ishin ata që e prezantuan “mini-Shengenit” ballkanik në Novi Sad të Serbisë në 10 tetor të vitit 2019. Në takimin e fundit, nisma u ripagëzua me emrin “Open Balkan” por me thelb të njëjtë. Liderët bënë thirrje që kësaj iniciative t`i bashkohen dhe vendet e tjera të rajonit. “Ne jemi këtu për të ardhmen.

Çështjet e të shkuarës zgjidhen shumë më lehtë nëse sytë janë nga e ardhmja. Me sytë nga e shkuara nuk ka çështje të së shkuarës si zgjidhje drejt të së ardhmes. Të gjitha këto vende duhet të jenë pjesë e këtij procesi. Nuk e kuptoj për çfarë mendohet Mali i Zi e Bosnja, sepse e di për cçfarë mendohet Kosova por këto vende duhet të bëjnë maksimumin në këtë proces për veten e tyre, për njerëzit e tyre, për shoqëritë e tyre dhe për të gjithë së bashku”, tha kreu i ekzekutivit shqiptar.

Top Channel

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme