Zyrtarizohet, Mini-Schengeni bëhet Open Balkan
Krerët e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, janë pajtuar që nisma e njohur deri më tash si Mini-Schengen, të emërtohet “Open Balkan” (Ballkani i Hapur).
Kjo është zyrtarizuar sot në Forumin Ekonomik për Bashkëpunim Rajonal në Shkup.
Kosova ka refuzuar në vazhdimësi këtë nismë.