13-vjeçari u gjet i pajetë në stan/ Policia, njoftim për ngjarjen: Dyshohet të jetë…

Një 13-vjeçar me mbiemër Keqi është gjetur i pajetë në fshatin Gernac Malësi Kurbin, raporton korrespondenti i Panorama.al.

Policia ka dalë me një njoftim zyrtar mbi ngjarjen, duke bërë me dije se dyshohet që i mituri të jetë vetëvrarë. Dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur në rrethana aksidentale.

Njoftimi i plotë

Më datë 30.07.2021, në orët e para të mëngjesit, kemi marrë njoftim së në një stan në malin Skënderbeg” , territor i Bashkisë Burrel, dyshohet të jetë vetëvrarë aksidentalisht me armë zjarri një i mitur 13- vjeçar.

Mënjëherë shërbimet e Policisë Kurbin dhe grupi hetimor janë nisur në vendngjarje dhe kanë kryer veprimet e para hetimore.

Është njoftuar Komisariati i Policisë Mat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme