Kim Mehmeti: Në Maqedoni shumëçka nuk funksionon, përpos harmonisë ‘vëllazërore’ ndëretnike mes zhvatësve të saj!

Mediat paralajmërojnë bashkëpunimin mes LSDM-së dhe BDI-së, në zgjedhjet vendore. Dhe kjo nuk është as e papritur as diçka e re: BDI-ja kështu e ka treguar besnikërinë e vet edhe ndaj VMRO-DPMNE’së, sepse i gjithë koncepti i saj politikë fillon e mbaron te kolltukët që të mundësojnë t’i kontrollosh tenderët.
Pra bashkëpunimi mes partive maqedonase dhe atyre shqiptare gjithmonë ka pasur dimensionin e sunduesit dhe vasalit. Me BDI’në, partitë maqedonase e kuptuan se as kanë pasur, as do kenë vasal më të mirë se drejtuesit e kësaj partie, andaj atë e ngritën në rrafshin e vlerës kombëtare të popullit maqedonas, e cila vlerë duhet mbrojtur edhe me ‘ligj’ që të mos i humb zgjedhjet.
Andaj duhet pranuar: në Maqedoni shumëçka nuk funksionon, përpos harmonisë vëllazërore ndëretnike mes zhvatësve të saj dhe të nëntokës politike. Pra, bashkëpunimi mes atyre që Maqedonisë i premtonin BE dhe e çojnë drejtë e në Beograd, është për t’ia pasur zili.
Gjithashtu duhet pranuar edhe e vërteta se në Maqedoni, më të dëmtuar janë jomaqedonasit e joshqiptarët, sepse vetëm ata kurrë nuk mund të bëhen pjese e ‘vëllazërisë’ së kryezhvatësve të vendit.
Po pra, në Maqedoni është rrënuar sistemi i drejtësisë, sistemi arsimor, ekonomia…, me çka ajo është bërë kompani private e partive në pushtet, e ku mund të punësohen vetëm besnikët e BDI’së e të LSDM-së, të cilëve, nëse e kërkon konkursi për punësim, as që u pengon ndryshimi i përkohshëm i përkatësie etnike.
Dhe duke qenë Maqedonia e tillë, asaj i shtohet numri i shtetarve me pasaporta të vendeve fqinje dhe nuk i mbetet udhë tjetër përpos t’i mbetet besnike ‘Minishengenit Ballkanik’, e që atë e kthen aty ku ishte dikur – në kthetrat e vëllait të madh të quajtur Serbi, e të cilën edhe sot e drejtojnë të dalurit nga kapota e Milloshqeviqit.
Dhe ndërkohp ndodh e çuditshmja: integrimin e Maqedonisë në ‘Botën Serbë’ njësoj e dëshirojnë edhe partitë maqedonase edhe BDI-ja. Thuajse të rinjtë e këtij vendi ëndërronin që lirshëm të shkojnë në Beograd, e jo në Bruksel. Por siç duket, çdonjëri donë të jetë në shoqëria më ata si vetvetja: me ata që karakter njohës politik kanë krimin, hajdutërinë dhe gënjeshtrat. (Kim Mehmeti)/sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme