Pushuesit që zgjodhën të kalonin fundjavën në zonat bregdetare të jugut apo Lezhës, u përballën këtë të shtunë me trafik të rënduar. Aksi Orikum-Vlorë, ashtu si javën e kaluar, edhe këtë fundjavë pati trafik të rënduar në orët e pasdites ndërkohë që në lezhë për shkak të një aksidenti janë krijuar rradhë të gjata kilometrike
Fundjava në Vlorë ka shkaktuar kaos të vërtetë. Numri i madh i automjeteve ka krijuar trafik dhe radhë kilometrike të cilat kanë nisur nga rruga transballkanike e duke vijuar deri në Orikum.
Në afërsi të tunelit punimet të cilat po bëhen buzë detit, por dhe hotelet e shumta që po ngrihen dhe inertet e tyre bllokojnë aksin rrugor. Kjo e diel i ka detyruar drejtuesit e mjeteve të qëndrojnë përreth 2 apo 3 orë në trafik.
Aksidenti ka ndodhur mbi urën e Milotit, ndërsa raportohet se si shkak i këtij aksidenti është krijuar një trafik i rënduar në të dyja anët e autostradës.
© SYRI.net