Shqipe Pantina: Pse nuk reaguat për Adem Grabovcin që Flora Brovinën e quajti idiote

Deputetja e Vetëvendosjes, Shqipe Pantina ka reaguar ndaj deklaratave të deputetëve të PDK-së, për dënimin e gjuhës së anëtarit të VV-së, Sami Kurteshi që ministren Hoxha e kishte quajtur lopë.

Pantina ka theksuar se nuk është në rregull që të reagohet për një person si Sami Kurteshi që nuk ka ndodnjë pozitë publike, derisa në anën tjetër të amnistohen deputeti i PDK-së, Adem Grabovci, që Flora Brovinen e kishte quajtur idiote, raporton Gazeta Blic.

“Po ashtu nuk e dënuat as gjuhën e kryeministrit”, tha ajo.

Deputetja e PDK-së, në seancën e sotme kishte kërkuar pesë minuta protest, në kundërshtim të gjuhës ndaj ministres së Drejtësisë.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme