Ish-zyrtarë të UDBA-s dënohen në Gjermani me burg të përjetshëm

Ish-zyrtarët e lartë të Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit (UDBA) të ish-Jugosllavisë, Josip Perkoviq dhe Zdravko Mustaq, siç transmeton AA, sot në Gjykatën në Mynih janë dënuar me burg të përjetshëm për shkak të pjesëmarrjes në vrasjen e emigrantit kroat Stjepan Gjurekoviq.

Pas ekstradimit të Josip Perkoviqit në Gjermani në janar të vitit 2013 dhe gjykimit që filloi para Gjykatës së Lartë Shtetërore në tetor të vitit 2014, Perkoviqit sot iu shqiptua dënimi me burg të përjetshëm.

Së bashku me Perkoviqin gjykimi është zhvilluar edhe për Zdravko Mustaq, po ashtu zyrtar i lartë i UDBA-s të cilin e ekstradoi Kroacia.

Bëhet fjalë për aktvendim ndaj të cilit Perkoviq dhe Mustaq kanë të drejtë të ankohen. Josip Perkoviq ndër vite ka qenë shef i Sektorit të UDBA-s për terrorizëm ndërsa në kohën e granatimit të pallatit historik “Banski dvori” ishte ndihmës i ministrit të Mbrojtjes, Gojka Shushka.

Perkoviq është ekstraduar në Gjermani pas një varg tentimesh të Qeverisë kroate që ta parandalojë këtë, ndërsa me hyrjen e Kroacisë në BE erdhi deri te ndryshimi i ligjit për ekstradimin e qytetarëve kroatë në BE, i cili atëherë quhej “lex Perkoviq”.

Vrasja është kryer në korrik të vitit 1983, një një garazhë jo shumë larg Mynihut, ndërsa Stjepan Gjurekoviq para emigrimit në Gjermani ishte zyrtar i lartë i INA-s. Krunoslav Prates, pronar i garazhit në të cilën është vrarë Gjurekoviq është dënuar në Gjermani me burg të përjetshëm.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme