Situata nga zjarret në Vlorë vijon të jetë shumë shqetësuese teksa në Karaburun edhe në ditën e gjashtë zjarri nuk është shuar.
Pamjet e orëve të vona të mbrëmjes të së shtunës tregojnë përhapjen masive të flakëve. Për shkak të terrenit të thyer dhe malor shuarja e tyre është shumë e vështirë, madje e pamundur. Zjarri në Karaburun rrezikon të përparojë në drejtim të zonave të banuara në Dukat Fushë, pranë lagjes “Kanal”. Forcat e zjarrfikëses janë në gatishmëri, ndërsa njsia administrative Orikum u ka kërkuar banorëve të jenë vigjilentë dhe në gatishmëri në rast nevoje për tu evakuuar.
Ndërkaq, vetëm pas gjashtë ditësh, mbi qiellin e Vlorës janë parë të fluturojnë helikopterët e Forcave të Armanatosura, të cilët kanë nisur operacionet nga ajri për shuarjen e flakëve.