Krijimi i mediave të reja në Kosovë rrit keqinformimin

Keqinformimi dhe gjuha e urrejtjes janë mjaft të pranishme në mediat e Kosovës. Kjo tendencë, sipas Bordit Ndërkombëtar të Kërkimit dhe Shkëmbimeve (IREX), është veçanërisht e pranishme në mediat në internet që prodhojnë lajme me një burim të vetëm.

Jeton Mehmeti, autor i raport të IREX-it, në pjesën ku flitet për Kosovën, ka shpjeguar për Radion Evropa e Lirë, se përkundër rritjes së numrit të mediave në Kosovë, kualiteti i lajmeve është në rënie e sipër.

Ai thotë se në raport përmenden fakte se dezinformatat dhe gjuha e urrejtjes, janë mjaft prezentë në media, sidomos në vitet elektorale.

  “Gjuha e urrejtjes në media është shpeshtuar. Një prej burimeve të mesazheve urrejtëse dhe dezinformatave janë edhe deputetët, të cilët duke u fshehur prapa imunitetit lëshojnë deklarata të paverifikuara gjatë diskutimeve parlamentare, e të cilat pastaj publikohen edhe nga disa media. Edhe sondazhet me qytetarët e Kosovës tregojnë se përhapja e dezinformatave, propagandës dhe gjuhës së urrejtjes, janë prej arsyeve kryesore që qytetarët nuk u besojë disa mediave”, thotë Mehmeti.

Faktorët të cilët nxisin urrejtjen kanë ardhur si pasojë e mungesës së burimeve të mjaftueshme, me ç’rast, sipas Mehmetit, një numër i madh i përmbajtjes që publikohet nga mediat ka mungesë të burimeve të shumëfishta të besueshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme