Drejtori i të ashtuquajturës Zyra e Serbisë për Kosovë, Marko Gjuriq, në lidhje me ndërtesën e qeverisë në veri të Mitrovicës ka thënë që kjo është cirk përderisa Edita Tahirin e ka quajtur si mjeshtre të cirkut, në në deklaratë për agjensinë serbe të lajmeve Tanjug.
Sipas tij është e pashpjegueshme se si objekti që ishte hotel mund të riemërohet si ndërtesë e qeverisë.
Ndërsa, Edita Tahiri ka deklaruar që Serbia përmes sulmeve dhe mureve po tregon që është kundër marrëveshjeve.
Kjo deklaratë e Tahirit vjen pasi që në afërsi të ndërtesës së qeverisë në veri të Mitrovicës është gjetur një granatë dore.