Kryengritja e Ilindenit, Dervishi: Shqiptarët kanë luftuar, siguruar armatimin

Në historiografi nuk është zbardhur mjaftueshëm se çfarë përmban opusi faktografik për Kryengritjen e Ilindenit dhe rëndësinë e shqiptarëve në atë periudhë, thotë për TVM2 historiani, Nebi Dervishi.

Sipas tij, në Kryengritjen e Ilindenit marrin pjesë edhe shqiptarët ortodoks banor të athershëm të Krushevës .Pas çlirimit të Krushevës dhe disa vendbanimeve zgjidhen organet e Republikës, Qeveria e përkohshme dhe kuvendi i cili ka numruar 20 vlleh, 20 shqiptar dhe 20 bullgarë.

Zgjidhet edhe Qeveria e përkohshme e cila poashtu përbëhej nga dy vlleh, dy shqiptar ortodoks dhe dy bullgar. Republika e Krushevës nuk pati jetëgjatësi , ajo shpërthen para kohe, por kontributi i shqiptarëve kishte të bëjë kryesisht me sigurimin e armatimit.

“Shqiptarët më shumë kontributi do ta japin në sigurimin e armëve përmes kanaleve të fshehta që vinin nga rajoni i Tetovës, nga rajoni i Pogradecit dhe përmes kanaleve të fshehat e furnizonin kryengritësit me armë dhe muncion. Një ndër heronjët e Republikës së Krushevës Pjetër Guri, që në dokumente quhet Pitu Guli është gjysëm shqiptar dhe gjysëm vlleh. Këtë nuk e them unë por e thotë një ndër historianët dhe studjuesit më të shquar maqedonas Dimitra Vllahov, që thoitë se Pitu Guli nënën e ka pasur shqiptare dhe babain vlleh”, u shpreh historiani Nebi Dervishi.

Sipas Dervishit, mesazhi i Kryengritjes së Ilindenit është se popujt duhet të bashkëpunojnë por edhe ti gëzojnë të drejtat e barabarta .

“Vet kuvendi i madh prej gjashtëdhjetë burrash ose gjashtëdhjetë delegatësh nga 20 prej secilës popullatë, vet qeveria e përkohshme prej gjashtë vetësh dy shqiptar, dy vlleh dhe dy bullgar, flet se që në atë kohë megjithse është kryengritje lokale është parararë që duhet që secili popull ti gëzojë të drejtat e tij të barabarta”, theksoi Dervishi.

Kontributi i shqiptarëve për këtë periudhë është i pamohueshëm andaj Historiani Dervishi potencon se ka mijëra dokumente të kësaj periudhe që duhen botuar.(RTM2)

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme