Maqedonia e Veriut si gjithë rajoni nuk i ka shpëtuar dot zjarreve. Situata më e rëndë duket në Kumanovë kurse në qyteza lindore e Koçanit rrezikohet seriozisht nga një zjarr masiv i dalë nga pylli.
Zjarri rrezikon të gjitha banesat e qytetit teksa siç raportohet nga mediat maqedonase disa prej tyre tashmë kanë marrë flakë kurse banorët po evakuohen.
Nga ana tjetër disa pyje në Kumanovë kanë marrë flakë dhe aty është përfshirë në aksion ushtria me helikopter.