LR-PDSH: Në Haraçinë ende nuk u zgjidh problemi i ujit

Administrata komunale e Haraqinës që udhëhiqet nga kuadër i BDI-së, gjithnjë e më tepër po i relativizojnë problemet thelbësore të shqiptarëve. Në komunën e Haraqinës paraqitet situatë mjaft e rënduar me mungesë të ujit të pijshëm, infrastrukturës rrugore, deponisë së mbeturinave dhe kanalizimit të ujërave të zeza! Në këtë kohë, kur jeta në Haraqinë është krejt e pamundur të zhvillohet normalisht, kryetari i saj Brahim Ajvazi ende nuk e sheh të arsyeshme zgjidhjen e këtyre problemeve kaq thelbësore për banorët e vendit.

Lëvizja për Reforma – PDSH u bën thirrje institucioneve komunale kompetente dhe njëkohësisht kryetarit të komunës së Haraqinës që të angazhohet direkt në zgjidhjen e këtij problemi jetik për banorët dhe ta rregullojë ujin e pijshëm, dhe të njëkohësisht të angazhohet për ta përmirësuar standardin e jetesës së banorëve, pasi ka detyrim ndaj banorëve t’u dalë në krahë për zgjidhjen e problemeve që mbartin kohëve të fundit. Kjo papërgjegjësi morale dhe profesionale e komunës së Haraqinës është një akt i ulët dhe ndërkohë banorëve të vendit u bëhet padrejtësi që në këtë kohë të mos kenë ujë të pijshëm, për të cilën uji është e drejtë natyrore e gjithkujt.

Kryetari Brahim Ajvazi nuk mund t’i ikë përgjithnjë ujit të pijshëm në Haraqinë, pasi vjen koha kur populli do ta kërkojë të drejtën e vete përmes mekanizmave të ndryshme. Edhe njëherë, LR-PDSH i bën apel komunës së Haraqinës dhe pushtetit të ndërmarrin masat adekuate për zgjidhjen e problemit me ujë të pijshëm për banorët, dhe t’u jepen fund njëherë e mirë problemeve të tilla elementare.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme