Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka sjell vendim për shpalljen e gjendjes së krizës në tërë territorin e shtetit, në afat prej 30 ditëve, për shkak të rritjes së fenomenit të zjarreve dhe pengimit të shpërndarjes së tyre, transmeton Almakos.
Vendimi është propozim i Komitetit drejtues për koordinim dhe menaxhim me sistemin e krizave, anëtarët e të cilëve në seancën e mbajtur me 04.08.2021 e pranuan propozimin e Grupit për vlerësimin e gjendjes së krizës në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për shkak të rritjes së fenomenit të zjarreve.