Thaçi tregon se kur do të ratifikohen Demarkacioni e Asociacioni i Komunave Serbe

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se është i sigurt se shënimi i kufirit me Malin e Zi është marrëveshje e drejtë dhe e saktë.

Thaçi ka thënë për RTK  se Demarkacioni është konfirmuar nga komisioni shtetëror i Republikës së Kosovës, komisionit të angazhuar ndërkombëtar, aleancës së NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas presidentit, mospajtimi i opozitës me Demarkacionin është kauzë e paqenë politike dhe e dëmshme për Kosovën.

Presidenti Thaçi ka shtuar se qytetarët e Kosovës për këtë çështje sipas tij, elektorale dhe të ngritur politikisht po e paguajnë me mosliberalizimin e vizave.

Ai ka thënë se shpreson që Demarkacioni dhe Asociacioni i Komunave serbe të ratifikohen në fillim të vitit të ardhshëm, dhe qytetarëve të vendit t’iu lejohet të lëvizin pa viza.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme