Zjarret pyjore janë një kërcënim global ashtu si pandemia e Covid-19, deklaroi presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
”E gjithë bota aktualisht po përballet me këtë sfidë, e cila është edhe si një kërcënim terrorist”, tha Erdogan në një intervistë televizive të drejtpërdrejtë.
Ai tha se 187 zjarre pyjore kanë shpërthyer në Turqi në tetë ditët e fundit, prej të cilave 15 ende nuk janë shuar.
”Gjithsej 51 helikopterë dhe 20 aeroplanë janë angazhuar në operacionet për shuarjen e zjarreve”, shtoi presidenti turk.