Veseli: Demarkacioni duhet të kalojë në vitin 2017

Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli sa i përket çështjes së demarkacionit, ka thënë se nuk është profet, por ka konsideruar se demarkacioni me Malin e Zi do të kalojë në vitin 2017.

“Demarkacioni duhej me kalu në vitin 2016 dhe se është interes nacional me u definue shënimi i kufirit, sepse edhe forcohet sovraniteti”, ka thënë Veseli duke shtuar se beson shumë qe demarkacioni do të kalojë në vitin 2017.

Në emisionin “Rrokum Roll” në Televizionin Rrokum, Veseli ka folur edhe për korrupsionin, duke thënë se ky fenomen është shprehur në shoqëritë të cilat janë në tranzicion, por edhe në shoqëritë e zhvilluara.

“Tash jemi duke implementuar memorandumin që e kam nënshkrue me shtetin anglez, ku është një kompani angleze e cila ka me u marrë direkt me procesin e rekrutimit të njerëzve të cilët kanë me marrë përgjegjësi në agjencione e borde publike. Në të njëjtën kohë është marrë iniciativë që lidhet direkt me korrupsionin…, për mos me thanë krimin e organizuar, çështjen e uzurpimeve e shumë të tjera”, ka theksuar Veseli.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme