Mbi 221 mijë mërgimtarë erdhën në Kosovë gjatë korrikut

Zyra për Informim e Aeroportit Ndërkombëtarë të Prishtinës “Adem Jashari”, konfirmoi për Telegrafin se në korrik janë realizuar 1 mijë e 327 fluturime.

Gjithashtu, nga kjo zyre bënë të ditur se po në muajin korrik mbi 100 mijë udhëtarë kanë shkuar nga Kosova në vendet evropiane.

 “Periudha 1 korrik – 31 korrik 2021 – Fluturime: 1,327 – Udhëtarë në ardhje: 221,729 – Udhëtarë në shkuarje: 118,477. Gjithsej ardhje-shkuarje: 340,206”, thuhet në përgjigje.
Bashkatdhetarë të shumtë kanë arritur në Kosovë edhe përmes rrugëve tokësore, ku vendkalimet kufitare për gjatë kësaj kohe kanë pasur fluks të madh të makinave

Ndryshe, bashkatdhetarët këtë vit kanë pasur më shumë lehtësime për të udhëtuar drejt Kosovës, kjo për shkak të lehtësimit të masave anti-COVID në vend e po ashtu edhe në shtetet tjera ku ata jetojnë dhe veprojnë.

Kosova ka lehtësuar masat muaj më parë, ku nuk ka kufizim të lëvizjes, e po ashtu janë lejuar edhe ahengjet familjare, dasmat e organizime tjera.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme