Kryebashkiaku i Selenicës për ‘News24’: Sot ka qenë një nga ditët më të vështira. Zjarret i vënë barinjtë, të djegura shtëpi të pabanuara. Thirrje për…

Qyteti i Vlorës po përballet ditët e fundit me situatë të vështirë për shkak të zjarreve që tashmë kanë djegur mijëra hektarë pyje.

Në një intervistë për gazetarin Enrik Mehmetaj, kryetari i bashkisë së Selenicës, Pëllumb Binaj u shpreh se këto kanë qenë ditë të vështira për të gjithë zonën duke bërë përgjegjës njerëzit e papërgjegjshëm për situatën nga zjarret.

“Sot për ne dhe bashkinë Selenicë ka qenë një nga ditët më të vështira të kësaj periudhe që unë jam drejtues pasi dora e një njeriu të papërgjegjshëm ka bërë që të përfshihen në flakë fshatrat Gjormë dhe Gumenicë. Dua të them që në fillim se dëme në njerëz dhe në banesa të banueshme nuk ka falë ndërhyrjes së bashkisë dhe ministrise e Mbrojtjes duke përfshirë zjarrfikës dhe mjete nga ajri që kanë punuar cdo ditë nonstop. Sot jemi të lumtur që nuk viktima”- u shpreh ai.

 

 

Në bilancin e dëmeve nga zjarret janë 600 rrënjë ullinj, 3 banesa dhe disa koshere bletësh në fshatin Gjormë. Ai u ka bërë thirrje të gjithë banorëve që të ndërgjegjësohen për këdo që qëllimisht kanë ndezuar zjarre.

“Në Gjormë kemi 600 rrënjë ullinj, 3 banesa, koshere blete që janë djegur nga flakët. Në moment sa fiken flakët riaktivizohen sërish nga erërat e forta. Kanë qenë dy helikoperë ditën e sotme që kanë vepruar. Duhet një thirrje për ndërgjegjësimin e të gjithëve. Këta njerëz që vendosin zjarr nuk mendojnë për familjet e tyre? Në 2 raste në Sevaster dhe Lapardha falë banorëve janë shuar 2 vatra të rrezikshme zjarri”- u shpreh kryebashkiaku.

 

(Balkan Web)

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme