Korriku i këtij viti, i treti më i nxehtë në histori

Korriku i këtij viti është klasifikuar si muaji i tretë më i nxehtë në histori.

Mediat e huaja bëjnë me dije se nga të dhënat e fundit të publikuara nga shkencëtarët e Shërbimit Europian për Monitorimin e Ndryshimeve Klimatike “Kopernikus”, rezulton se temperaturat e korrikut kanë qenë ndër më të nxehtat në histori.

Ndër të tjera ato paralajmërojnë se çlirimi i gazrave serë po ndryshon në mënyrë të pakthyeshme klimën e planetit tonë.

Pasojë e tyre janë edhe reshjet e dendura që shkaktuan përmbytje me qindra viktima në gjatë javëve të fundit në Gjermani, Belgjikë e Kinë. Shërbimi Kopernikus bën regjistrim të veçantë të temperaturave në vende të ndryshme të kontinentit dhe botës që prej viteve ’50./abcnews.al

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme