C-27 Spartan, “bisha” rumune që do të ndihmojë në fikjen e zjarreve në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut ka arritur aeroplani “C-27 Spartan” i forcave ajrore ushtarake të Rumanisë. Është i specializuar për shuarjen e zjarreve dhe ka kapacitet të veprojë me 6 tonë ujë, informon Ministria e Mbrojtjes e RMV-së, duke shtuar se aeroplani menjëherë do të nisë me shuarjen e zjarreve në rajonin e Berovës.

“Së shpejti pritet të arrijë edhe një aeroplan rumun që do të sjellë kontejnerë dhe pajisje të tjera mbështetëse për përballje me zjarret. Mbështetja nga aleati ynë në NATO, Rumania, për përballje me vatrat e zjarrit, erdhi pas kërkesës së ministres Shekerinska deri tek kolegu i saj rumun, Nikolae Jonel Çuka për ndihmë urgjente për përballje me zjarret”, shkruhet të njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes./TV21

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme