Endri Prifti e quan koncertin e Bregoviçit ‘Babai dhe lopa’: Është dhënë urdhër nga ‘Babai’….

Në Korçë sot, qindra qytetarë janë organizuar dhe kanë paralajmëruar mbajtjen e një proteste për të kundërshtuar ardhjen e këngëtarit serb Goran Bregoviç në festën e birrës më 18 – 22 gusht.

Organizatorët kanë dorëzuar një kërkesë për protestë në Komisariatin e Policisë së Korçës për protestën që planifikohet të mbahet të dielën në ora 11:00.

LEXO EDHE:

Mevlani dhe Lindita e ‘Përputhen +40’ kapen në momente private

Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar dhe këngëtari korçar Endri Prifti me anë të një video në llogarinë e tij në Facebook.

Këngëtari e ka quajtur këtë koncert të Bregoviçit ‘Babai dhe lopa’.

Sipas tij ky koncert është dhënë me urdhër nga lart dhe do të organizohet madje do të përdoret dhe dhuna në rast nevoje.

‘’Nuk kisha nga tja mbaja. Duhet te reagoja edhe une per koncertin e Goran Bregoviç ne Korçe . Por une reagoj ndryshe dhe kete e dine fort mire qe te gjithe. Po e emertoj ( babai dhe lopa) . Ne do te jemi ne dt 21 ne qytetin tone, ne vendlindjen tone si çdo vit tek kjo feste e mrekullushme qe organizon Bashkia Korçe , sikurse mbare Shqiptarise e mbare Botes kudo qe ne jemi prezent me muziken dhe shpirtin tone te vertete. We love you all . Nga vete dora ime Endri Prifti. Vellai im do te dali se shpejti ne tv per analizzando e kesaj lemshi qe lemsh te behen te gjithë . Respekt’’ shkruan krahas videos së publikuar.

Ndërsa në video Prifti ndër të tjera shprehet:

‘’Pse e quajë unë koncertin ‘Babai dhe lopa’. Ju kanë hedhur një ‘lopë’ në rrugë të gjithëve dhe ja bën muuuu ‘lopa’.Tani këta po merren me ‘lopën’. Unë nuk jam racist i muzikës. Ai është një artist shumë i madh mbarëbotërorë. Realisht kam parë një film dhe kam qarë që nga fillimi deri në fund me muzikën e tij. Po në aspektin konkret, pse ai duhet të vijë të këndojë në këtë festë dhe bëhet gjithë kjo gurgule? Shikoj disa artistë të tjerë që thonë ju lutem Kryetarit të Bashkisë ta anulloj eventin. E dini kush është Kryetar Bashkie një djalë king Sotiraqi (Rraqka). Do të tregoj një histori të vërtetë, ti nxirrni me dhunë fjalët. Ju i kërkoni Kryetarit ta anullojë koncertin. Gjashtë muaj më parë i vajtëm Rraqkës në zyrë për t’i kërkuar, 1 milion lekë të vjetra për 8 familje të varfëra. Na tregoi një citim për buxhetin e bashkisë nga këtu në Stamboll, më vjen keq vëllëzërit e mi, s’kam buxhet tha. E dini sa kushton ky Goran Bregoviç të vij këtu, zëreni me mend vetë do të vij të këndoj live, ku e gjeti Rraqka buxhetin. Hej thirreni mendjes i kërkoni Bashkisë të anullojë koncertin, kjo është bërë me urdhër nga lart nga ‘Babai’ i juaj, jo nga babai im, ‘Babai juaji ‘ka dhënë urdhër. Do ta bëj koncertin do të dërgoj një ushtar për një nga ato që ju do të dërgoni.Varet çfarë thonë ato lart ai është i detyruar ti bëjë këto gjëra. Çfarë t’i them unë juve, ju merreni me ‘lopën’ .Në këtë rast ky artisti i madh quhet ‘lopa’ dhe bën muu dhe e dërgon ai ‘Babai i juaj; dhe tërë merren pse bëri muuu lopa. Çfarë doni ju gazetarët të merrem me ‘lopën’. Çfarë të them unë i shkreti ‘fshati krihet ju e dini vazhdimin’. Pse duhet të vijë ky? Jam totalisht dakort me gjithë ju. Muzika e tij ka inspiruar ushtarët i kanë vrarë vëllëzërit tanë në Kosovë, po i kanë përdhunuar,  mos u merrni u merrni me lopën shikoni se çfarë fshihet prapa kësaj skene kot kot kot ‘Babai dhe lopa’ dhe ne delet pastaj..Çfarë t’ju them unë juve të gjithëve ju uroj një ditë të mbarë të gjithëve.

 

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme