Maqedoni: Para zgjedhjeve janë hapur shumë konkurse për punësim

Me afrimin e zgjedhjeve lokale vluan edhe konkurset për punësim nëpër shumë institucione shtetërore. Ditë më parë u mbyllën konkurset në ministrinë e Financave, në Ministrinë për sistem politik, në Ministrinë e punës dhe politikës sociale si dhe në disa komuna dhe në ndërmarrje publike. Konkurse në datën e shpalljes së zgjedhjeve ka publikuar edhe Fondi Pensional. E gjithë kjo edhe përkundër faktit se shpallja e datës së zgjedhjeve nënkupton edhe ndalimin e punësimeve në institucionet shtetërore dhe publike, por edhe investimet dhe përdorimin e buxhetit të shtetit për projekte të cilat mund të llogariten si tentim për manipulim me buxhetin për qëllime zgjedhore dhe përfitim të zgjedhjeve. Këtë e shpjegojnë qartë edhe Ligji për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesave si dhe Neni 34 i Kodit zgjedhor.

Kodi zgjedhor, Neni 34

“Nga dita e miratimit të vendimit për shpalljen e zgjedhjeve deri në ditën e përfundimit të zgjedhjeve nuk mund: të fillojë ndërtimin me mjete nga buxheti ose nga fonde publike, ose me mjete të ndërmarrjeve publike ose personave tjerë juridikë që disponojnë kapital shtetëror për objekte të reja të infrastrukturës, si rrugë, ujësjellës, largpërçues, kanalizim dhe objekte tjera, ose të objekteve për veprimtari shoqërore, nuk mund të fillohet procedura për punësimin e personave të rinj ose procedurë për ndërprerjen e marrëdhënies së punës në institucionet shtetërore dhe publike, kurse procedurat e filluara vihen në pezullim, përveç në raste të çështjeve urgjente dhe të paprolongueshme

Nga Komisioni Shtetëror për parandalimin e korrupsionit, anëtari Nuri Bajrami thonë se tek ne periudha parazgjedhor vazhdimisht është keqpërdorur për shpalljen e konkurseve për punë, gjë e cila irriton qytetarët.

“Përmes punësimeve, si zakonisht tek ne mund të ushtrohet ndikim politik dhe ndikim tek zgjedhësit. Jemi dëshmitar të shumë shpalljeve tani dhe ajo që është më e keqja, disa janë në fazë të aplikimit, që do të thotë se tani nuk ke edhe si i vendos në qetësi. Në fakt ata procedura, sipas mendimit tim personal duhet të ndërpriten, të anulohen komplet, për arsye se prej ditës së nesërm, nëse shpalljet janë të hapura dhe të interesuarit mund të aplikojnë nuk është rregulluar askund se si duhet të veprohet në këtë fakt”- deklaroi Nuri Bajrami, Anëtar i Komisionit Antikorrupsion.

Ai thotë se në zgjedhjet e tetorit do të veprojnë në bazë të kompetencave që të shmanget korrupsioni dhe keqpërdorimet. Gjatë zgjedhjeve Komisioni për anti-korrupsion ndjek edhe përdorimin e mjeteve buxhetore gjatë fushatës parazgjedhore.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme