Japoni, paralajmërohet evakuimi i 235 mijë njerëzve pas tajfunit Lupit

Në Japoni bëhet paralajmërim për evakuimin e 235 mijë njerëzve pas tajfunit Lupit, i cili ka vendosur nën ndikimin e tij rajonet perëndimore dhe jugore të vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia Meteorologjike e Japonisë njoftoi se rajonet perëndimore dhe jugore të vendit, kryesisht rajonet në brigjet e Detit të Japonisë, kanë hyrë nën ndikimin e tajfunit Lupit.

Transmetuesi publik NHK theksoi se deri më tani janë bërë paralajmërime për evakuimin e gjithsej 235 mijë personave në rajonet Hiroshima, Shimane dhe Ehime.

Sipas agjencisë Kyodo, Agjencia e Hekurudhave të Japonisë Perëndimore ka anuluar disa udhëtime në linjën Sanyo Shinkansen që përfshin rajonet jugore.

Pas stuhive të fuqishme është mbyllur për trafik ura që lidh qytetin Osaka në jug dhe aeroportin Kansai.

Burimet lokale të policisë kanë bërë të ditur se një person ka humbur në lumin që u përmbyt pas shirave në rajonin Shimane.

Në anën tjetër, JMA paralajmëroi se edhe në rajonet Kanto, Kinki dhe Tokai priten shira intensive.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme