Pritje mbi njëorëshe në dalje ka në tri prej pikave kufitare të Kosovës me Serbinë.
Në raportin e fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar bëhet e ditur se pritjet më të gjata janë në pikën kufitare me Serbinë në Jarinje, kur për të dalë nga Kosova pritjet janë deri në një orë e gjysmë, ndërsa për të hyrë nga e njëjta pikë pritet deri në 30 minuta, transmeton Zeri.info.
Pikë tjetër e ngarkuar është ajo te Dheu i Bardhë, ku për ta dalë pritjet janë më shumë se një orë, ndërsa për të hyrë në Kosovë jo më shumë se 20 minuta.
Një orë pritje për të dalë nga vendi ka edhe në pikën e kalimit kufitar në Merdar, ndërsa për të hyrë jo më gjatë se 10 minuta.
Më poshtë shihni fluksin në të gjitha pikat kufitare të vendit. /Zëri