Dy vatra të reja zjarri në Kalimash

Zjarret mbi tunelin e Kalimashit mbrëmjen e së hënës morën përmasa të frikshme të ndihmuara nga era aq sa për pak situata do të dilte jashtë kontrolli.

Bashkëpunimi i Forcave të Armatosura Shqiptare me ato të Kosovës bënë që zjarri mbi tunel të vihej nën kontroll dhe të mos rrezikoheshin banesat dhe as bllokimi i tunelit.

Por ndërsa situata dukej nën kontroll, të martën u rikthye sërish problematika në Mirditë, në hyrje të tunelit ku ndodhet fshati Thirrë. Dy vatra të mëdha zjarri janë aktivizuar sërish në malësinë e këtij fshati dhe po përparojnë me shpejtësi.

Drejtori i Zjarrfikësve të Mirditës, Agim Lleshaj shprehet se ndërhyrja në këto vatra bëhet e pamundur për shkak të terrenit.

Një banor i fshatit Thirrë u shpreh se ky është zjarri më i keq që ka parë në 80 vjet. Sipas tij fajtorë janë njerëzit.

Në Mirditë është aktivizuar edhe një tjetër vatër zjarri në fshatin Domgjon. Forcat e Armatosura Shqiptare po veprojnë së bashku me ato të Kosovës për t’i vënë nën kontroll vatrat./TCh

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme