Dogana e Kosovës ka njoftuar sot për masat e reja kundër COVID 19 për hyrjet dhe daljet e qytetarëve të huaj nga Republika e Kosovës.
Qytetarët e huaj, të cilët hyjnë në Republikën e Kosovës, përfshirë edhe ata me leje qëndrim të përkohshëm ose të përhershëm në Kosovë dhe të cilët vijnë nga vendet me
rrezik të lartë sipas listës zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), duhet të kenë test RT-PCR negativ për COVID-19 të bërë në 72 orët e fundit, në bazë të parimit të reciprocitetit.
Qytetarët e huaj, të cilët kalojnë nëpër Kosovë përmes transportit të organizuar me autobus ose me linjë të rregullt ndërkombëtare, transit, me kusht që të nënshkruhet
deklarata se do ta lëshojnë territorin e Kosovës brenda pesë (5) orësh;
Diplomatët e huaj, të akredituar në Kosovë, si dhe familjarët e tyre;
Personat që kanë çertifikatë të vaksinimit të plotë kundër COVID-19;
Personi me një rezultat pozitiv të testit të antitrupave serologjik –IgG, të lëshuar më së shumti tridhjetë (30) ditë para mbërritjes.
Fëmijët nën moshën njëmbëdhjetë (11) vjeçare
Më shumë njofton vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë https://msh.rks-gov.net/sq/masat-e-reja-kunder-covid-19/
© SYRI.net