Krijuesit e lojës së njohur Gran Turismo një herë patën ftuar prodhuesit e veturave që të krijojnë modelet virtuale për këtë lojë.
Nga ky bashkëpunim rezultoi se Gran Turismo është pasuruar me modele shumë atraktive, ndërsa prodhuesit e veturave kanë fituar promovim falas.
Porsche këtë lloj bashkëpunimi e ka injoruar, por nuk i ka ndaluar dizajnerët e pavarur të skicojnë veturat me markën Porsche, transmeton Koha.net. Skicat e këtij modeli që e shohim në fotografitë i ka punuar dizajneri i njohur Alexander Imnadze. Ai ka punuar për Bertone, Alfa Romeo, Ford etj.