Ish sekretarja e shtetit në SHBA, Medlin Ollbrajt sot ka falënderuar Shqipërinë, Kanadanë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut që kanë pranuar të strehojnë afganë, posaçërisht gra dhe fëmijë të liderëve të shoqërisë civile.
“Duhet të fokusohemi në shpëtimin e jetëve në Afganistan. SHBA po punon në evakuimin e personave me rrezik të posaçëm nga Talibanët. Falënderojë Shqipërinë, Kosovën, Kanadanë dhe Maqedoninë e Veriut, të cilët kanë shprehur gatishmërinë të strehojnë miqtë tanë afgan, veçanërisht gratë dhe fëmijët e liderëve të shoqërisë”, ka shkruar mes tjerash Ollbrajt.