Kompania Apple ka thënë se deklarimet e saj për softuerin që do detektojë përmbajtjet abuzive me fëmijë në iPhone dhe iPad janë keqkuptuar. Më 5 gusht, kompania gjigande e teknologjisë zbuloi softuerin e ri që do të bëjë identifikimin e përmbajtjeve abuzive që ruhen në iCloud, me qëllim të ndaljes së abuzimit ndaj fëmijëve. Shefi i softuerit, Craig Federight, tha se kjo u keqkuptua dhe se ka nevojë për sqarim.
“Mjeti i parë mund të identifikojë materialin e njohur të abuzimit seksual të fëmijëve, kur një përdorues ngarkon dhe ruan fotografi në iCloud”, thuhet nga Apple.
Një ndalim të tillë e bënë edhe kompanitë si Facebook, Google dhe Microsoft, dhe këtë po tenton ta bëjë edhe kompania Apple.
Detektimi i imazhit që ka përmbajtje abuzuese, sipas Federight, do të bëhet në momentin kur fotografia ngarkohet në iCloud.